VIDEO – “Mirëmëngjes nga Shkodra e dashtun”, kryeministri Rama nis ditën me pamje nga kryeqendra e Veriut…

Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën duke publikuar një video nga Shkodra. Shefi i ekzekutivit, ka zgjedhur një video të Terenc Pepës, të shoqëruar në sfond me një këngë të një tjetër shkodrani të mirënjohur, kantautorit Frederik Ndoci.

 

Ajo që bie në sy në postimin e kryeministrit Rama, është gegnishtja, duke përdorur termin “Shkodra e dashtun”.

“MIRËMËNGJES 😊 nga Shkodra e dashtun🙏”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare në postimin e tij duke e shoqëruar edhe me videon më poshtë.

 

Përgjithësisht, kur kryeministri vendos të publikojë foto apo video që lidhen me Shkodrën apo Veriun e vendit në përgjithësi, ai i beson syrit dhe dorës së Terenc Pepës, siç ka ndodhur edhe ditën e sotme.

 

Publikimi Ramës vjen në ditët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku deri tani ai nuk ka qenë i pranishëm fizikisht. Të paktën deri ditën e sotme.

 

Armando Broja i bën surprizën e bukur Luizit brenda në shtëpinë e BBV (foto)

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë edhe futbollistët që nuk mungojnë herë pas here në rrjetet sociale duke treguar banorin e...

“Po nuk pate lekë mjekët të lënë të vdesësh!”-rrëfimi i një shtatzëne në Tiranë

“Po nuk pate mundësi të lënë të vdesësh”, ky ishte një mesazh i ardhur në emisionin “Good Morning Albania”.   Gazetarja Adela Radovani e ftuar në...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME