POLITIKA E PRIVATËSISË

Këto Politika të Privatësisë përshkruajnë se si shkoder.info mbledh, përpunon dhe mbron të dhënat personale të vizitorëve të faqes sonë. Kjo politikë aplikohet ekskluzivisht për faqen shkoder.info.

  1. Pranimi i Kushteve
    Duke u regjistruar dhe duke përdorur faqen shkoder.info, çdo përdorues deklaron se është njohur dhe pajtohet me termat e kësaj Politike të Privatësisë.
  2. Mbledhja dhe Përpunimi i të Dhënave
    Për të ofruar shërbime të personalizuara, mund të mbledhim të dhëna personale si, vendndodhja apo adresa IP, dhe informacione të tjera që përdoruesi jep vullnetarisht nëpër formularë online.
  3. Përputhshmëria Ligjore
    shkoder.info vepron në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (të ndryshuar). Ne garantojmë se të dhënat tuaja ruhen dhe përpunohen me standarte të larta sigurie për të parandaluar aksesin e paautorizuar.
  4. Qëllimi i Përpunimit
    Të dhënat personale do të përpunohen vetëm për qëllimin për të cilin janë mbledhur, dhe nuk do të ndahen me palë të treta pa miratimin tuaj, përveç rasteve kur kjo kërkohet me ligj.
  5. Të Drejtat e Përdoruesve
    Përdoruesit kanë të drejtë të aksesojnë, korrigjojnë ose fshijnë të dhënat e tyre personale në çdo moment duke kontaktuar shkoder.info. Gjithashtu, mund të çregjistroheni nga shërbimet tona nëse nuk dëshironi më që të dhënat tuaja të përpunohen.
  6. Siguria e të Dhënave
    Pas marrjes së informacionit në serverat tanë, ne aplikojmë masa të avancuara sigurie për të mbrojtur të dhënat tuaja nga humbja, keqpërdorimi ose ndryshimi i paautorizuar.
  7. Transparenca dhe Besueshmëria
    shkoder.info është i përkushtuar ndaj transparencës dhe besueshmërës në trajtimin e të dhënave tuaja. Ne vlerësojmë besimin tuaj dhe angazhohemi të ruajmë konfidencialitetin e informacionit personal.
  8. Ndryshimet në Politikat e Privatësisë
    shkoder.info rezervon të drejtën të ndryshojë këtë politikë në çdo kohë. Çdo ndryshim do të publikohet në faqen tonë dhe do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit.

Për çdo pyetje ose shqetësim rreth kësaj Politike të Privatësisë, ju lutem na kontaktoni nëpër adresat tona të kontaktit të publikuara në faqen shkoder.info officialshkoder@gmail.com