Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi nivelin e detit, në anën perëndimore të një shkëmbi natyror gëlqeror dhe në zemër të Pyllit të Shën Eufemisë (Monument Natyre), Kisha e Shën Eufemisë në Kallmet përfaqëson një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të Shqipërisë Veriore. Nga kjo pikë dominuese hapet një panoramë madhështore mbi Fushën e Zadrimës, trevën e Anamalit, malin e Rumisë (1594 m), malin e Taraboshit (595 m), Kalaja e Rozafës dhe qytetin e Shkodrës me liqenin e tij.

Origjina dhe dëshmitë historike

Kisha besohet të jetë ndërtuar rreth vitit 1300. Ajo përmendet për herë të parë në një dokument të vitit 1343, ku Stefan Dušan e rendit ndër kishat që i jepen Krujës. Në vitin 1404, Papa Innocenti VII i njeh ipeshkvit të Lezhës të drejtën mbi të ardhurat e kishës famullitare të Kallmetit. Më pas, në vitin 1407, Papa Gregori XII e përmend kishën në një letër drejtuar Arqipeshkvit të Tivarit, lidhur me çështje juridiksioni kishtar.

Në vitin 1418, në këtë kishë shërbente Dom Pjetër Dukagjini (i njohur edhe si Pjetër Duka), i identifikuar me bashkëpunëtorin e afërt të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Pjetër Perlatin, të cilit iu besua mbrojtja e Sfetigradit në vitin 1448 gjatë rrethimit osman nga sulltan Murati II.

Pas pushtimit osman të Lezhës më 1478, ipeshkvinjtë u zhvendosën fillimisht në Malësinë e Lezhës dhe më pas në Kallmet, duke e shndërruar këtë kishë në një qendër të rëndësishme kishtare.

Shekujt XVII–XVIII: Relacione, gjyqe dhe pasuri kishtare

Në vitin 1629, ipeshkvi Benedikt Orsini e rendit Shën Eufeminë në listën e kishave të Dioqezës së Lezhës. Ajo përmendet gjithashtu në letrat e ipeshkvit të njohur Frang Bardhi në vitin 1637.

Më 17 shkurt 1642, pranë kësaj kishe nisi gjyqi i famshëm fetar ndaj Nikollë Lekës, i akuzuar për vrasjen e Pjetër Budi. Procesi u drejtua nga Benedikt Orsini dhe përfund.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...