“Feja ndryshohet, gjinia jo”, pastori: S’e pranoj dot si burrë një që ka lindur grua

Pastori Ylli Doçi tha në një intervistë për “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, se nuk pranon dot si burrë dikë që ka lindur grua.

Ndërsa komentonte rastin e një shtetasi shqiptar me banim në Itali që i është nënshtruar një ndërhyrjeje për ndryshimin e gjinisë nga femër në mashkull, pastori u shpreh se edhe feja mund të ndryshohej, por seksi jo.

“Feja ndryshohet, besimi ndryshohet, gjinia nuk ndryshohet. Feja është kategori tjetër nga kategoria gjinore; kaq gjë duhet ta kuptojmë. Gjinia është mashkull dhe femër, këtë po themi që nuk ndryshon, nuk po themi që nuk ndryshojnë stili i flokëve dhe i mjekrës. Gjinia mashkull dhe femër nuk është e barabartë me “u bëra mysliman apo u bëra i krishterë,”” – u shpreh Doçi.

Shqipëria ndodhet në një vakum ligjor sa i përket ndryshimit të gjinisë, ku nuk ka një ndalim për ndryshimin e gjinisë, por në të njëjtën kohë nuk parashikon një procedurë si të kjo të realizohet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...