“Dita e të shumtëve”, tradita shekullore në veri të Shqipërisë: Hanim mbi varre dhe luteshim

Hallouni ose “Festa e të gjithë shenjtërve” e ka origjinën nga besimet pagane, por ndër popuj të ndryshëm, është respektuar tradita e nderimit të njerëzve që nuk jetojnë më.

 

Në vendin tonë, kjo traditë është shekullore dhe është ruajtur ndër breza. Ne e quajmë “Dita e të shumtëve” dhe ritualet e saj i shpjegon Dedë Prel Tefa, i cili prej vitesh është ndjekës i saj.

 

Dedë Prel Tefa: Tradita është shekullore. Ne pas orës 3 e gjysmë dilnim te varret.

 

Katerina Trungu: Natën apo në drekë?

 

Dedë Prel Tefa: Pas dreke. Dhe si përfundim kur shihnim se ishin bashkuar të gjithë njerëzit te varret e veta, te varret e prindërve të vet, organizoheshim, ndiznim qirinjtë, bënim kryqin, thoshim uratën, organizoheshim, silleshim anash, përtej, rrumbullak varreve duke thënë rrathët e purgatorit. Kur kryenim uratën, hapnim dhe fillonim secili, rakinë, për shpirtin e tyre.

 

Katerina Trungu: Aty mbi varr?

 

Dedë Prel Tefa: Aty te varri. Shkonim te varret e shenjta për shembull, organizoheshim, nxirrnim arra, mollë, ftonj, gështenja, këto gjërat e vjeshtës, hanim aty. Njerëzit, kush donte të hante, hante, ata të tjerët që ishin më fukarenj, ia vendosnim në çantë. Asgjë nuk bënim më tepër se ç’duhej e për të respektuar.

 

Deda shpjegon se pija alkoolike shërben për të shprehur urimin, ndërsa fëmijët mësohen që prej moshave të vogla me këtë ritual. Për ta nuk është e frikshme sepse iu përcillet në të njëjtën mënyrë brez pas brezi duke mos transmetuar frikë. Deda habit kur tregon moshën e hershme kur e ka ndjekur ritualin për herë të parë.

 

Dedë Prel Tefa: Po si s’më ka marrë? Qëkur kam qenë 5 vjeç.

 

Katerina Trungu: Që 5 vjeç ke shkuar të hash atje në varreza? Ou, e frikshme!

 

Dedë Prel Tefa: Posi.

 

Katerina Trungu: Dhe kishte rënë, kishte perënduar dielli kam përshtypjen se pas orës 3 e gjysmë…

 

Dedë Prel Tefa: Pasi erret nata, nisim të shkojmë nëpër shtëpi./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...