THETHI PLOT ME VIZITORË/ TURISTËT TË KËNAQUR ME MIKPRITJEN DHE BUKURITË NATYRORE

Thethi mbetet gjithmonë si një nga destinacionet numër 1 kur planifikon Shqipërinë e kryesisht veriun e saj edhe pas sezonit veror.

Edhe pse apeli ka qenë I ka hershëm si nga banorët e zonës por edhe dashamirësit e Apleve për restaurimin e rrugës, në hyrje të Thethit shihet një tabelë në të cilën janë të afishuara detajet e restaurimit që po I bëhet rrugës që e lidh me Ndërlysa e më tej, por që pritet të përmbyllet në muajin Nëntor.

 

Por për shkak të shirave të rënë rruga ka nisur të prishet apo krijohen gropa në asfaltin që është shtruar.

E pavarësisht kësaj turistë të shumtë shihen që vizitojnë Thethin në çdo ditë të javës dhe kryesisht ata kanë dëgjuar për këtë vend nëpërmjet ndonjë miku apo ndonjë videoje të rastësishme në internet. Por kaq ka mjaftuar që ata të planifikojnë ta vizitojnë këtë vend e pse jo… edhe për të kaluar muajin e mjaltit siç kanë bërë dy turistët nga Egjipti.

 

Ja si shprehen turistët:

Emri im është Sandy dhe ai është Andru kemi ardhur në Shqipëri për të kaluar muajin e mjaltit. Më parë kemi vizituar Shkodrën dhe më pas kemi ardhur këtu. Është një vend shumë I bukur me njerëz shumë miqësor dhe ushqim të mirë. Ne jemi duke e shijuar qëndrimin tonë këtu. Ne kemi parë disa video që tregonin se sa bukur dhe I qetë ishte ky vend dhe kjo ishte edhe arsyeja pse ne zgjodhëm Shqipërinë dhe Thethin për të kaluar muajin tonë të mjaltit.

 

Ndërkohë Sebastian Stromgaard një shef kuzhine dhe Ronja de Boer gazetare nga Suedia sapo kishin mbërritur në Theth dhe që tani ishin mrekulluar nga jo çfarë kishin parë.

Ronja de Boer: Ne sapo kemi mbërritur këtu dhe ishte një rrugëtim mjaft interesant dhe impression jonë I parë është I mahnitshëm. Ne po planifikonim të shkonim me pushime për 2 javë dhe zgjodhëm Shqipërinë për shkak të kombinimit perfekt të turizmit malor dhe atij detar. Sebastian Stromgaard: Pra ideja që mund të bëjmë ecje në mal dhe pastaj mund të shkojmë në bregdet na ka intriguar shumë. Për Thethin kam dëgjuar nga një miku im kur I tregova se do shkoja në Shqipëri dhe ai më tregoi një foto jashtëzakonisht panoramike pikërisht pamjen që gjendet pas nesh.

 

Më tej takohemi me Liro Estola nga Finlanda I cili ka ardhur në Shqipëri vetëm para pak ditësh ….

Dëgjova për Thethin vetëm pak ditë më parë në një hostel kur po qëndroja në Tiranë. Ishte një djalë nga Kosova I cili më tha nëse do të shkosh në Valbonë duhet me patjetër të shkosh edhe në Theth. Kështu që realizova udhëtimin tim nga Valbona në Theth. Sot jam zgjuar në 6 të mëngjesit dhe kam shkuar që të shoh Syrin e Kaltër një vend shumë I bukur në të cilin edhe notova pak.

 

E përtej problematikave në sytë e turistëve të huaj Thethi mbetet një vend I magjishëm me shumë mrekulli natyrore, njerëz mikpritës dhe ushqim shumë të mirë. Ajo çka mbetet është që qeveria por edhe bashkia e Shkodrës ta kenë pak më tepër parasysh reklamimin e këtij vendi përrallor në të cilin natyra nuk është kursyer aspak…

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...