Kolosi i letërisë shqipe Ismail Kadare, feston sot 85 vjetorin e lindjes.
Veç shumë mesazheve që ka marrë sot, nga politikanë e aktorë të jetës publike, një mesazh të veçantë urimi për të ka dhe ambasadorja Yuri Kim.
Diplomatja e SHBA publikon një foto krah Kadaresë, ndërsa thotë se për të është nder që t’i urojë ditëlindjen.
“Është një nder t’i urojmë ditëlindjen Ismail Kadaresë, kontributi i të cilit në letërsi është pa moshë dhe përtej kufijve”, shkruan Kim dhe ndan foton e mëposhtme.




