Ka një arsye që u vendos kufizimi deri në orën 20:30, Rakacolli tregon pse…

Fillimisht vendosja e një orari të kufizuar ishte deri në orën 22:00.

Në datën 24 dhjetor 2020 u vendos që ky orar kufizimi do të ishte deri në orën 20:30. E ftuar në emisionin “Rudina” zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar pse-në e këtyre vendimeve:

“Oraret nuk vendosen asnjëherë apriori. Vendosja e orareve dhe masave bëhet gjithmonë në bazë të vlerësimit të situatës dhe indikatorëve që kanë çuar në atë situatë.

Dhe orari 22:00 që ishte para javës së kaluar, u vendos duke parë që numrat ishin rritur, u bë ajo që quhet hetimi epidemiologjik, pra rastet u hetuan, u vlerësua mundësia ku mund ta kishe marrë dhe shumica e kishte marrë, lidhej shumë me ndenjjen në orë të zgjatura sidomos nëpër bare dhe restorante.

Janë edhe ato orët që konsumohet pak alkool, alkooli të çon edhe pak në eufori dhe nuk e ke shumë veten në kontroll dhe afrohesh diçka më tepër, flet me zë të lartë, edhe këndon, edhe virusi shpërndahet…

Pra, vërtet që virusi është gjatë 24 orëve, por mundësitë për ta marrë janë më të mëdha në përqendrime dhe në orë të caktuara”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...