(VIDEO) I rrëmbeu lumi, policia shpëton dy adoleshentë në Shkodër

Shkodër

Policia lokale dhe FNSH-ja Shkodër, shpëtojnë 2 të mitur dhe një 60 vjeçar, të mbetur të bllokuar si pasojë e vërshimit të ujërave të lumit Kir

Sot rreth orës 18:00, përmes një telefonate, është kërkuar ndihmë, pasi 2 të mitur kishin mbetur të bllokuar në ujerat e lumit Kir, poshtë Urës së Bardhajve.

Në zonën ku u kërkua ndihmë, shkuan shërbimet e Policisë lokale dhe Grupi i Emergjencave të FNSH-së, Shkodër.

Ata u angazhuan në operacionin e shpëtimit dhe arritën në kohë të nxirrnin nga uji 2 fëmijet e moshës 14

vjeçare, si dhe shtetasin F.Gj. 60 vjeç, i cili kishte shkuar për t’u ofruar ndihmë fëmijëve.

Tre të shpëtuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për kontroll, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...