ARRESTIM I PALIGJSHËM, LIROHET KARDIOLOGU EDI SMAJLAJ

Shefi i kardiologjisë Edi Smajlaj është liruar ndërsa arrestimi i tij është cilësuar si i paligjshëm nga gjykata e Shkodrës.

Kardiologu i spitalit rajonal të Shkodrës doli përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë pas arrestimit të tij për shtrimin në kardiologji të pedagogu që u arrestua Simon Lufi. Për këtë të fundit gjykata vendosi “arrest shtëpie”. Pala mbrojtëse deklaroi në gjykatë se arrestimi i kardiologut Smajlaj është tërësisht i paligjshëm. Sipas avokatit mbrojtës Anton Kosteri diagnoza që kardiologu Smajlaj i ka bërë pedagogut Lufi ka qenë e saktë në momentin që i ka bërë vizitën. Po sipas mbrojtjes komisioni i ngritur për ekspertizë në spital ka deklaruar se diagnoza ka qenë e saktë. Ndryshe nga mbrojtja burime pranë spitalit të Shkodrës por edhe policisë bëjnë me dije se komisioni i mjekëve ka deklaruar se mjekimi ka qenë i parregullt për pedagogun Lufi sepse është paraqitur për probleme që lidhen me neuorogjinë dhe ka përfunduar tek kardiologjia por pas konsultës nuk ka një dokument për ta vërtetuar këtë. Megjithatë pala mbrojtëse ka hedhur poshtë akuzat sepse diagnoza jo vetëm se ka qenë e saktë por mjekimi i bërë nuk ka shkaktuar asnjë dëm tek pacienti dhe në këtë moment akuzat e prokurorisë dhe policisë bien poshtë. Nga ana tjetër prokurori Lazër Çardaku kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për kardiologun Edi Smajlaj. Në fund gjyqtari i seancës Arbër Çela vendosi se arrestimi për shefin e kardiologjisë Edi Smajlaj ka qenë i paligjshëm dhe është liruar duke mos i caktuar asnjë masë sigurie. Tashmë Smajlaj mund të rikthehet sërish në pozicioninin që ka patur për të ushtruar detyrën e mjekut dhe shefit të kardiologjisë në spitalin e Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...