Shtet-rrethim në zemër të turizmit

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot një video në Facebook, ku shfaqen forca të shumta policie të pranishme në zonën turistike të Thethit. Sipas Berishës, policia ka rrethuar zonën dhe po ndalon lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe vizitorëve.

“Thethi në shtet-rrethim! Turistët largohen në panik. Armiku më i egër i Veriut, Ramaduro, po shkatërron turizmin në Theth dhe më gjerë,” shkruan Berisha, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar.

Në pamjet e publikuara, shihen efektivë policie që kufizojnë qarkullimin në zonë, ndërsa disa qytetarë dhe turistë ndalohen për të kaluar. Berisha e cilëson këtë një akt presioni dhe terrori shtetëror ndaj banorëve dhe vizitorëve në Theth.

“Dënoj me forcën më të madhe terrorin shtetëror të Edi Ramës dhe bandave të tij me uniformë kundër banorëve të Thethit,” shkruan Berisha më tej, duke theksuar se ky veprim dëmton rëndë turizmin dhe ekonominë e zonës veriore.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...