Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur me emocione, kandidati i Partisë Socialiste Marjan Ndërshtiqaj shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e qytetarëve të Shkodrës gjatë këtij rrugëtimi politik. Me një mesazh të ngrohtë dhe plot besim, ai theksoi se kjo nuk është fundi i një fushate, por nisja e një përkushtimi të ri për qytetin dhe banorët e tij.

 

“Çdo lagje, çdo fshat, çdo dorë e shtrënguar më dha forcë. Faleminderit për mikpritjen, për besimin dhe për energjinë që më dhuruat,” u shpreh Ndërshtiqaj, duke nënvizuar se është krenar për çdo hap të bërë bashkë me qytetarët.

 

Ai i bëri thirrje shkodranëve që të votojnë për Partinë Socialiste, duke theksuar se çdo votë është një farë shprese për një të ardhme më të mirë.

 

“Unë s’mund të premtoj gjithçka, por diçka e them me siguri: do jem me ju, me përkushtim dhe përgjegjësi. Tanë bashkë për një qëllim – për Shkodrën që përqafon zhvillimin!” – përfundoi ai, me një falënderim të thellë për të gjithë ata që e kanë mbështetur.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...