Rruga Rrjoll – Shëngjin, një spektakël bregdetar

Shëngjin – Rrjoll, një ndër rrugët më të shumëpritura bregdetare në veri të Shqipërisë, është shumë pranë përfundimit të plotë, duke sjellë një transformim të jashtëzakonshëm për të gjithë zonën. Rruga, e cila do të lidhë dy brigjet e mrekullueshme të Shëngjinit dhe Velipojës, po kthehet në një atraksion të veçantë për vendasit dhe turistët.

Një element i veçantë i kësaj rruge janë ballkonet panoramike, të cilat ofrojnë pamje mbresëlënëse të perëndimit mbi det. Këto hapësira të ndërtuara me kujdes arkitektonik kanë filluar të tërheqin vizitorë çdo ditë, të cilët ndalojnë për të përjetuar çaste qetësie dhe për të shkrepur fotografi që lënë pa fjalë.

Fluksi i vizitorëve në këtë aks po rritet ndjeshëm, ndërsa banorët vendas dhe bizneset lokale shpresojnë që përfundimi i plotë i rrugës të sjellë një bum ekonomik dhe një sezon veror të paharrueshëm. Rruga Rrjoll-Shëngjin po shndërrohet kështu jo vetëm në një lidhje fizike mes dy skajeve të bregut, por edhe në një urë e re shprese për zhvillim dhe mirëqenie në veri të vendit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...

Thethi si zonë lufte, banorët dhe turistët pre e reprezaljeve të IKMT dhe Policisë

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka...