Shkodër: Digjet kabulli në kabinën elektrike në rrugën “28 Nëntori”

Një incident u regjistrua sot në pedonalen e Shkodrës, në rrugën “28 Nëntori”, ku një kabull elektrik në një kabinë u përfshi nga flakët. Banorët dhe kalimtarët njoftuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat mbërritën në vendngjarje për të neutralizuar situatën.

Megjithatë, ndërhyrja e zjarrfikësve u vështirësua për shkak të makinave të parkuara në rrugicën e ngushtë, duke pamundësuar hyrjen e mjetit të tyre pranë kabinës. Pavarësisht kësaj, efektivët e shërbimit zjarrfikës arritën të shuajnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...