Ne zonat malore reshje debore por akset mbeten te…

Reshjet e debores qe perfshine zonat e Vermoshit, Boges dhe Thethit gjate nates se kaluar shkaktuan bllokimin e disa akseve rrugore, perfshire segmentet Hani i Hotit–Tamare, Tamare–Vermosh dhe Boge–Theth. Megjithate borepastrueset menjehere kane nisur punen per pastrimin dhe kriposjen e rrugeve gje e cila ka mundësuar qarkullimin pa probleme edhe pse reshjet vazhduan edhe gjate mengjesit te sotem. U eshte bere thirrje per kujdes te shtuar nga drejtuesit e automjeteve, sidomos në zonat me terren malor ku temperaturat e uleta mund te krijojn prezence akulli ne rruge. Gjithashtu në shumë fshatra ka patur në këto orë probleme me energjinë elektrike. Autoritetet vijojne te jene ne gadishmeri per mbikqyrjen dhe ndërhyrjet ne raste nevoje per te siguruar qe keto akse rrugore të mbeten të hapura dhe të sigurta për drejtuesit e mjeteve ku duke qene se jemi ne prag fundjave qarkullimi i vizitoreve te ndryshem ne keto zona turistike eshte me i larte ne numer.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...