Ishte ne kerkim dhe mbante arme me vete, policia arreston…

Si rezultat i intensifikimit të patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, dhe i punës së inteligjencës policore, me qëllim konstatimin e rasteve kur shtetas me precedent kriminal, lëvizin të armatosur, për të kryer ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.

Në kuadër të këtij opeacioni, u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin Arens Beqiri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...