Ky frut para vaktit na ndihmon të humbim deri në 4 kg dhe redukton yndyrën e barkut

Ngrënia e një molle në ditë ndihmon në djegien e yndyrës së barkut dhe mund të kontribuojë në humbjen e peshës që mund të arrijë deri në katër kilogramë në vit.

Sipas ekspertëve, molla përmban fibra, si rezultat i së cilës krijon ndjesinë e ngopjes dhe kështu konsumimi i saj para vaktit kontribuon në konsumimin e sasive më të vogla të ushqimit, si dhe në shmangien e ushqimeve të tjera jo të shëndetshme.

Siç thekson dietologu i shquar Rob Hobson, mollët japin tre herë më shumë ngopje se një çokollatë, dhe sigurisht janë shumë më të shëndetshme.

“Mollët përmbajnë 1.2 gram fibra dietike për 100 gram fruta, të cilat na bëjnë të ndihemi të ngopur dhe parandalojnë ndjenjën e urisë, veçanërisht kur konsumohen para vaktit”, thekson zoti Hobson.

Pektina, fibra që gjendet tek mollët, ndihmon gjithashtu në rregullimin e baktereve në zorrë, shumëllojshmëria dhe ekuilibri i të cilave lidhet me parandalimin e shtimit të peshës dhe akumulimit të yndyrës në trup, shton eksperti.

Ngrënia e një mollë në ditë për një vit konsiderohet gjithashtu një plan premtues nga nutricionistja Lucy Dawson, e cila tha se “ngrënia e një molle çdo ditë para darkës mund të jetë zgjidhja për të larguar kilogramët e tepërt“.

Vlen të theksohet se një studim i kryer nga Shoqata Britanike e Kultivuesve të Mollës dhe Dardhës ka treguar se konsumimi i përditshëm i një fruti para vaktit të mbrëmjes mund të ndihmojë në humbjen e peshës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...