“Mori shërbimet më të shtrenjta në sallon”, si klientja ‘ia mbathi’ me partnerin pa paguar

Stilisti i famshëm i flokëve, Sezer Arslan ka rrëfyer sot në studion e “Rudina” në Tv Klan një incident me një kliente. Ai shpjegon se iu desh të largohej nga salloni atë ditë për një angazhim personal dhe ua la punën profesionistëve të tjerë.

Klientja sipas tij ishte mjaft e kuruar dhe kërkoi trajtimet më të shtrenjta, për të cilat nuk pagoi kurrë.

Sezer Arslan-Rudina Magjistarit: E mban mend? Një rast më ka ndodhur që kemi ardhur dhe këtu në program. Atë ditë kam dalë pak shpejt nga puna, vjen një klient. Në pamje me veshje të bukura, të shtrenjta, flori. Një femër shumë e kuruar, e bukur. Ka bërë shërbimet më të shtrenjta

-Çfarë shërbimesh bëri?

Sezer Arslan: Ka bërë extensions që kushtonin shumë, lyerje me procedurën më të shtrenjtë, trajtimet, produkte nga 5, 6 copë. Për çdo gjë kishte nevojë i kemi thënë po. Pastaj ika unë se kisha një punë timen, dhe ia lashë punën profesionistëve të tjerë. Pas dy, tre orësh e marr në telefon “Si u bë klientja? A ka mbetur e kënaqur?” Po më thanë.

-Kishte marrë dhe produkte?

Sezer Arslan: Po, pastaj tha ka paguar 3 lekë do ikë të marrë dhe 7 lekë të tjera te banka. Ndërkohë e marrin një nga çunat e stafit, shkojnë në një vend, i thotë “të lutem zbrit pak se më duhet të tërheq paratë te banka”, e lënë aty çunin dhe me makinën e vet bashkë me burrin ikën.

–M’u kujtua! Dhe pastaj historia vazhdon, ajo bashkë me partnerin e vet u kapën në Shkodër në një dyqan që ikën pa paguar. Kjo pas teje. Ja ndodhin dhe këto!/tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...