Tano Banushi “emblema” e humorit shqiptar

Tano Banushi ishte artisti shkodran, i konsideruar si “emblema” e humorit shqiptar. Mjeshtri i komedisë befasonte publikun me forcën e origjinalitetit të tij duke krijuar mbi njëmijë role të paarritshme ende edhe sot e kësaj dite si ato të Leos, Pashukut, fotografit etj. të cilat mbeten në thesarin e kulturës sonë teatrore.

Ndër vite ai ka bashkëpunuar me shumë kolegë të teatrit dhe ata i kanë ende të freskëta kujtimet me të.Ai nuk ishte vetëm një aktor i shkëlqyer i komedisë por ishte njeriu që kujdesej fort të ruante çdo detaj të shfaqjeve që estrada e humorit zhvillonte. Arkivi ishte një nga pasionet e tij, themi kështu sepse ai kishte shumë të tilla. Gjatë hulumtimit në dosjet e teatrit për të cilat kujdeset fort arkivisti i këtij Astrit Fani vërejmë se në të gjenden dosje të hartuara nga vetë dora e Tano Banushit siç janë ato të vitit 1958 dhe 1959. E një rëndësie të madhe ishte edhe ajo çfarë familjarët e Tano Banushit bënë në fillim të vitit 2020 kur i dhuruan teatrit “Migjeni” të gjithë arkivën e aktorit të shquar.

Plejada e aktorëve të shquar të Estradës së Shkodrës natyrshëm të nxit të mendosh rreth të ardhmes së saj.Tano Banushi ishte një figurë komplekse, realist. Brenda një shfaqjeje atë e shihje në role të ndryshme. Te secili prej tyre ai gjente veshjen e veçantë artistike. Tanoja ishte një aktor shumëplanësh, brilant. Dinte të luante tragjedinë, komedinë, skeçin, parodinë etj. Ishte mjeshtër për të përjetuar brenda një materiali letrar gjithë dridhjet e shpirtit të një personazhi. E personazhi që krijonte Tanoja nuk ishte as klloun, as vulgar, por kishte humor të brendshëm, therës, kishte dramë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...