Çmendet Vëllai i Madh, 500 euro bileta për të ndjekur finalen e BBV

Krahas shikueshmërisë rekord, këtë sezon të Big Brother VIP ka ecur edhe marketingu. Çdo situatë është shfrytëzuar në mënyrë direkte për përfitime monetare, ku duket se shqiptarët nuk janë kursyer. Finalja e “Big Brother VIP” është pak ditë larg, po për ta ndjekur nga afër duhet të rezervoni një biletë, aspak modeste.

Këtë e bëri të ditur dhe moderatorja Arbana Osmani mbrëmjen e së martës se kush dëshiron që të ndjekë finale e Big Brother Vip live atëhere do të duhet të rezervojnë një biletë.

Ditën e djeshme është lancuar edhe linku ku të gjithë fansat banorëve të shtëpisë së big Brother Vip të marrin biletën e tyre.

Në faqen zyrtare të Top Channel thuhet se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë nga afër e finales, do të duhet të paguajnë bileta që nisin nga 500 euro, dhe për arsye sigurie vendet do të jenë të limituara.

Fillimisht u tha se finalja do të mbahej në ambientet e Air Albania, por deri tani nuk dihet nëse finalja do të mbahet te stadium apo në ambientet e Top Channel.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Atraksionet e reja në Theth: Një verë plot adrenalinë dhe peizazhe magjike

Ky vit sjell një atraksion të ri dhe të...

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...