Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë e suksesshme për turizmin kulturor, megjithatë, të dhënat e marra nga Ministria e Turizmit dhe Ambientit mbi frekuentimin e muzeve, kalave dhe zonave arkeologjike kanë zbuluar tendenca të ndryshme në preferencat e vizitorëve gjatë 2023.

Parku Arkeologjik i Butrintit, i cili deri më tani mbante rekordin e vizitave, nuk është më destinacioni kryesor kulturor në vend, dhe as parku arkeologjik me numrin më të lartë të vizitorëve. Tani, ky titull i takon Parkut Arkeologjik të Shkodrës, i cili ka pritur 125,735 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 5.5% në krahasim me Butrintin.

Muzeu Historik Kombëtar gjithashtu ka humbur pozicionin si muzeu me më së shumti vizita në vend, edhe pse më parë mbante këtë titull. Muzeu “Gjergj Kastrioti” në Krujë ka tërhequr 110,162 turistë, ose 10.3% më shumë, duke kaluar të gjitha muzeut e tjera në vend për vitin 2023.

Në krye të listës së sitetve kulturore është Gjirokastra, që nuk është aspak habi, duke pasur parasysh aktivitetin e gjerë turistik dhe kulturor që ajo ka ofruar gjatë vitit 2023. Kalaja e Gjirokastrës ka mirëpritur 217,939 vizitorë, duke lënë pas të gjitha sitet e tjera me vlera historike dhe tradicionale në fushën e turizmit. Për sa i përket të ardhurave nga vizitorët në institucionet kulturore për vitin 2023, janë grumbulluar 342,295,950 Lekë, ose 43,2% më shumë se në vitin 2022.

Raporti i Ministrisë së Turizmit gjithashtu tregon numrat e vizitorëve vendas dhe të huaj në zonat e mbrojtura, ku viti 2023 u mbyll me mbi 4 milionë vizitorë, duke shënuar një ulje prej 1.7% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Në aspektin e turizmit natyror, Shkodra qëndron në krye, e ndjekur nga Fieri dhe Vlora, ndërsa zonat e mbrojtura të Korçës kanë shënuar një rënie në numrin e vizitorëve.

Parqet kombëtare që kanë regjistruar më së shumti vizita janë Divjakë-Karavastaja, Alpet Shqiptare dhe Mali i Tomorit.

Nga ana tjetër, monumentet natyrore që kanë tërhequr numrin më të lartë të vizitorëve janë Ujërat Termale të Bënjës, Shpella e Shënandoit, Liqeni i Shkodrës dhe Syri i Kaltër.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...