Si në “Epokën e Hekurit” pa kanalizime, ujërat e zeza derdhen në liqen

Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai ndodhet në brigjet e liqenit të Pogradecit dhe është “panorama” e parë e vizitorëve që zbresin Qafë Thanën në drejtim të qytetit.

Bregu i Liqenit është një zonë e mbrojtur nga UNESCO, ndërsa vetë fshati është futur në 100 fshatrat turistikë nga qeveria. Së fundmi Lini u konfirmua edhe si vendbanimi më i vjetër në Europë, mbi 8500 vjeçar.

Pozita gjeografike por edhe ajo historike e kanë kthyer Linin në një destinacion të preferuar, teksa vizitorët, krahas liqenit dhe kulinarisë, shkojnë edhe te gjetjet arkeologjike në kodrën mbi fshatin e sotëm. Në fshat është edhe bazilika paleokristiane, e cila ka mozaikë shumë ngjyrësh. Në atë zonë janë edhe 8 kisha.

Por ajo që të bie më shumë në sy në Lin është mungesa e theksuar në investime. Shqetësim kryesor për banorët është mungesa e kanalizimeve për ujërat e zeza të cilat përfundojnë në liqen.

Vetë ata pak banorë që kanë mbetur në fshat të moshuar pohojnë se fshati është mbytur nga ujërat e zeza dhe jetesa është bërë shumë e vështirë. Ndaj edhe të rinjtë janë larguar nga fshati. Por edhe ata që duan të rikthehen e të investojnë prapë ngurojnë, pasi era e fekaleve në Lin është e padurueshme, e jo më të thith turistë.

“Çdo gjë është e rrënuar në fshat, mungesa e kanalizimeve të zeza. Vijnë turistët shohin e ikin të zhgënjyer. Fëmijët kur lahet në liqen infektohen nga ujërat e zeza që derdhen aty, ndaj kërkojmë ndihmë urgjente” thotë kryeplaku i fshatit Lin Gafurr Avdullari.

Pas ankesave të banorëve Fiksi iu drejtua Bashkisë Pogradec për të marrë ndonjë informacion në lidhje me investimet e programuara për fshatin Lin. Nën kryeatri Bashkisë Pogradec, Paskalin Aziko, pohon për Fiksin se bashkia e di gjendjen aktuale të fshatit dhe se në 2024 do fillojnë investimet në Lin. ” Si zonë e mbrojtur nga UNESCO, projekti ka patur mbështetje maksimale që nga manastirët mozaik e deri tek infrastruktura , fasadat dhe kanalizimet e ujërave të zeza. Projekti është pjesë e Fondit të Zhvillimit së bashku me një kompani gjermane KFV që do të rifillojë në 2024 dhe do ta shndërroj totalisht fshatin” përfundon nënkryetari.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...