“TË RIKONSTRUKTOHEN BANESAT E EGJIPTIANËVE” PARA SE TË NISIN SHIRTA

Dhjetëra familjeve të komunitetit egjiptian që jetojnë pranë urës së vjetër të Bunës duhet t’I rikonstruktohen banesat para fillimit të stinës së reshjeve. Kjo është thirrja që ka bërë Kudret Shatza, kryetar I këtij komuniteti I cili prej vitesh pret investimet e instititucioneve përgjegjëse për të përmriësuar kushtet e jetesës.

Kryetari Shtaza tregon se së shpejti do të takohet me kryetarin e bashkisë Benet Beci, për t’i kërkuar investime në këtë zonë.

Edhe më herët, anëtarët e këtij komuniteti kanë kërkuar që bashkia Shkodër të vijojë projektin për rikonstruksionin e 30 shtëpive, pasi deri tani është zbatuar vetëm në 9 prej tyre. Shumica e këtyre shtëpive nuk kanë as çati të rregullt, ç’ka e bën edhe më të vështirë përballimin e stines së dimrit e reshje dhe stuhi të shumta.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth

Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun...

A është Tamara fshati më i bukur i Shqipërisë?

E vendosur në zemër të Alpeve të Veriut, në...