Gazetarja dhe moderatorja Erlinda Kavaja, në listën e PS për këshillin bashkiak Shkodër

Erlinda Kavaja është kandidate e PS për Keshillin Bashkiak të Shkodrës. Ajo rënditet e 16-ta në listën e socialistëve.Erlinda Kavaja është një emër I njohur në fushën e medias në qytetin e Shkodrës. Ajo ka lindur me 10 nëntor të vitit 1990 në qytetin e Shkodrës.Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ka kryer një sërë kursesh dhe trajnimesh të cilat lidhen me fushën e gazetarisë në Shqipëri dhe jo vetëm. Karriera e saj ka filluar në vitin 2007, kur edhe është shpallur fituese e programit televiziv “Sfida”në Shkodra TV1, sot TV1 Channel. Që nga ai vit e deri në 2012, ajo ka punuar si gazetare pranë ketij televizioni. Më pas, në vitin 2013 është zhvendosur në Tiranë, ku për 3 vite ka punuar si gazetare në televizonin Top Channel, pranë departamentit të gazetarisë investigative Fiks Fare.Për t’u rikthyer më pas sërish në 2017 në qytetin e saj të lindjes, ku vijon të punojë si gazetare dhe moderator ne TV1 Channel.

Erlinda Kavaja ka qënë edhe asisent regjisore e 2 dokumentarëve: “25 vjet Medrese” dhe “60 vitet e para të Universitetit Luigj Gurakuqi”.
Ka moderuar mbi 23 evente të ndryshme ne qytetin e Shkodrës si: Karnavalet, lojërat popullore, Bilbilat e Shkodrës këndojnë, Shkodra ime kënga imë, koncerte recitale, Anifest Rozafa, Festa e Liqenit të Shkodrës, Dita e Biçikletës, Best Model of the City etj.
Në karrierën e saj ndër vite ajo është vlerësuar me një sërë çmimesh, duke përmendur këtu çmimin “Hamid Boriçi” për gazetari, çmimin Ambasadore e Paqes Botërore, çmimin Gruaja e Vitit, çmimi për Gazetaren e Vitit, si dhe shumë vlerësime të tjera në formë mirënjohjeje për punën e bërë.

Erlinda eshte e martuar me kameramanin dhe fotografin e njohur Maison Kavaja dhe eshte nene e dy vajzave te vogla.

Erlinda Kavaja ka kandiduar për deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndërsa tani është në listën e Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak të Shkodrës, si një grua e formuar dhe e aftë e qytetit të Shkodrës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...