Qetsori afrohet te Luizi dhe thurin planin për eliminimin e banorëve: S’duhet të biem në sy, as te Kiara!

Katër ish-banorë janë rikthyer mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Bledi Mane, Efi Dhedhes, Ronaldo Sharka dhe Kiara Tito janë sërish pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por vetëm njëri prej tyre mund të shkojë në finalen e madhe.

 

Me të hyrë katër ish-banorët, Qetsor Ferrunaj dhe Luiz Ejlli kanë nisur të thurin plane për eliminimin e banorëve.

 

Pjesë nga biseda:

Luizi: Nuk sulmohet me debate, sulmohet me përballje, me nominim

Qetsori: E kanë kështu lojën ata, njëri prej tyre do jetë pjesë e finales. Si do ti bëjmë ne të dalin…

 

Luizi: Të dalin pa arritur atje.

 

Qetsori: Po pra. O do ecin disa nga ne, o disa nga ata. Unë tani mbështes Kiarën.

Luizi: Me të thënë unë se jam kundër Kiarës është qesharake. Kiarën për shpirt e dua, ma dhanë shansin e dytë, unë bëhem copash.

Qetsori: Unë di një gjë në këtë lojë që duhet ta mësosh edhe ti, po deshe, sinqeriteti i tepërt të ndëshkon, kujdesi i tepërt të mban këtu

 

Luizi: Nëse ti do me shkuar në finale, nëse unë dua të shkoj në finale… Po ta futa unë ty nuk fitoj asgjë, po ma fute ti mua nuk fiton asgjë. Po flas hapur. Ama nuk duhet të biem në sy, as te Kiara. Unë Kiarës nuk i flas kurrë për lojë.

Qetsori: Unë me Kiarën nuk do merrem fare. Unë jam në terren me çunat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...