Rritet çmimi i energjisë elektrike, ja sa do duhet të paguani tani

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë ka miratuar sot tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë 15 përqind më të larta.

 

Sipas mediave vendase, ZRRE kanë njoftuar se konsumatorët deri 300 kwh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 88 centë, për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kwh do të rriten 4 euro e 20 centë.

 

Ndërsa për konsumatorët që harxhojnë 600 kwh, rritja mujore do të jetë 5 euro dhe për konsumatorët që harxhojnë deri në 800 kwh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë.

 

“Për konsumatorët që kanë konsum shtëpiak deri 300 kwh, fatura mujore do të ketë rritje prej 2 euro e 88 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri 450 kwh, konsumatorët do të kenë rritje mujore prej 4 euro e 20 centë. Për konsumatorët që kanë konsum deri në 600 kwh, rritja mujore do të jetë deri në 5 euro, ndërsa për konsumatorët që kanë konsum deri në 800 kwh, rritja mujore do të jetë rreth 7 euro e 23 centë”, kanë deklaruar nga ZRRE.

 

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024. Si arsye për rritjen e tarifave është përmendur furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike dhe kostot e larta të importit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...