Besi Bekteshi: Po të ndryshojmë individin ne krye të Bashkisë Shkodër, ndryshon edhe ora e Shkodrës

Gazetari i njohur Besi Bekteshi ne nje postim ne rrjetin e tij social, ka uruar Benet Becin per kandidaturen e tij per Bashkine e Shkodres. Bekteshi ka bere nje paralelizim mes ndryshimit te ores diten e sotme dhe ndryshimit qe duhet bere ne bashkine Shkoder. Ai thote se ka 32 vite qe ndryshimi eshte armiqesor per Shkodren, por per shkodranet tashme ka nje alternative.

“Ndryshimi Orës dhe Bashkia Shkodër!
…Nga sot, ndryshon ora për ne! Gjithmonë prej vitesh ka ndodhur. Por për Bashkinë e Shkodrës ka plot 32 vite që “ndryshimi” është armiqësor. Për 32 vite po të duash të ndryshosh në Bashkinë e Shkodrës, të shpallin armik. Për 32 vite në Bashkinë e Shkodrës nuk kanë dashur dhe lejuar as ngjyrë tjetër! Nuk kanë lejuar ritëm tjetër, lightmotiv tjetër, fashion tjetër! Për 32 vite në të mirë dhe të keq, nuk kanë pranuar mendim tjetër. Për tre dekada një herë të vetme nuk u ndalën për 3 min të shikojnë veten në pasqyrë në se janë kaq “të bukur” sa nisën drejtimin e saj.
Për tre dekada në Bashkinë Shkodër shfaqën të njëjtin dokumentar dhe film me çdo gjë keq jashtë tyre dhe çdo gjë “mirë” te vetja tyre! Në tre dekada, rrallë ndërruan perdet, por asnjëherë filmat, dramat, komeditë tashmë të zbërdhylura nga koha!

Për tre dekada Bashkia Shkodër, mbajti fjalorin politik prej 200 fjalësh që ja urdhëroi një ish “anëtar sekretar i një partie tjetër”. Për tre dekada Bashkia Shkodër, vazhdoi “luftë klasore” sepse do zëvëndësonte atë përpara me “dinjitet” prej “marrie politike”!
Sot është ndërruar ora dhe dielli shkëlqen.
Orën, ritmin, filozofinë, drejtimin, duhet të ndërrojë dhe Bashkia Shkodër, për të mos shkatërruar krejtësisht marrëdhënien e saj me qytetarin dhe qytetin.

Besoj sot, ka një alternativë. Mjafton të bësh gjënë më të thjeshtë. Të krahësosh individët që kanë “orë të ndryshme zhvillimi” për Shkodrën. Kaq dhe po të ndryshosh këtë individ në krye të Bashkisë, ndryshon dhe Ora e Shkodrës!
Urime Benet.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...