Opinion nga Ismet Drishti – Shkodra dhe Beneti…

Ndërkohë që duket sikur shkodranëve nuk u intereson asgjë tjetër përveç Luizit, Shkodra është kthyer në epiqendrën e fokusin e zgjedhjeve të ardhshme.

Duket sikur Shkodra është kthyer në bastin e Edi Ramës dhe partisë socialiste. Ndryshe nga herët e tjera për Shkodrën këtë radhë është zgjedhur si kandidaturë një qytetar shkodran me prapavijë tekniciene dhe i distancuar disi nga militantizmi partiak.

Benet Beci, drejtor që në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër duket si një figurë që pritet të sjellë ndryshimin.

A do të mundet?

A janë të vërteta fjalët që qeveria pritet të investojë në Shkodër ato çfarë nuk janë investuar në 30 vjet?

A do Edi Rama tu tregojë shkodranëve se është ai i vetmi që do të zhbllokojë të gjithë projektet e refuzuara për Shkodrën ndër vite?

A është gjetur momenti i duhur kur opozita e përçarë dhe me rrjedhjen e votave si pasojë e ikjes së Agron Çelës të bëjë rënien e bastionit të fundit opozitar?

Gjithçka ngelet për tu parë. Një gjë është fakt, Benet Beci po bën fushatë të fortë. Bardh Spahia, i votuar në masë si kryetar duhet të luftojë fort e të mos flejë mbi dafina.

Mes dy qytetarëve shkodranë duket se lufta nuk do jetë aspak e lehtë.

Të dy kanë mjaft karizëm. Beneti ka me vete një paketë projektesh, dhe eksperience pune me qeverine dhe donatoret qe nga 2005 Bardhi ka me vete gjithë mërinë e keqqeverisjes që nga 2013-ta.

Shkodranët vetëm një sy e kanë nga Luizi por janë sy e veshë me atë se çfarë do të ndodhë me qytetin e tyre. /Nga Ismet DRISHTI/

SKANDAL/ Komandanti i policisë vjedh dhe RREH te rinjte per qefin e tij! Kjo eshte policia qe duam?

Fiks Fare denoncoi veprimet arbitrare të një inspektori policie në Shkodër, i cili i kontrollon portofolin një qytetari dhe një tjetër e rreh! Në redaksinë...

“Ma hoqën fëmijën nga gjiri”, e reja tregon torturat në shtëpinë e burrit

Marigona Buja 32 vjeçarja do të tregojë historinë e trishtë të jetës së saj.   Ajo u martua me ndërmjetësim kur ishte vetëm 23 vjeç dhe...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

“Ma hoqën fëmijën nga gjiri”, e reja tregon torturat në shtëpinë e burrit

Marigona Buja 32 vjeçarja do të tregojë historinë e...

Meterologia Lajda Porja zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Fundjava pritet që të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike...

Mrekulli! Ky është liqeni në Shqipëri që ju rinon për 3 ditë dhe ju shëron nga sëmundjet

Bëhet nami në liqenin e “çudirave” në Lenie të...