TREGTARËT: BASHKIA NUK MBAJTI PREMTIMIN PËR TREGUN

Nga Nereida Vitoja

 

Edhe pse ka vite si problematikë, ende nuk është gjetur një zgjidhje për tregtarët ambulantë në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës. Ata thonë se bashkia nuk I mbajti premtimet për rikonstruksionin e tregut ndaj detyrohen të shesin çdo ditë në rrugë, në kushte tejet të vështira.

 

Tregtarët bëjnë thirrje për ndërtimin e një tregu me të gjitha kushtet dhe me tezga që kanë kapacitet për të gjitha produktet e tyre.

 

Vitin e kaluar, bashkia Shkodër zhvilloi disa aksione për lirimin e hapësirave publike dhe futjen e këtyre tregtarëve ambulantë në merkatë ndërsa premtoi se do të përmirësoheshin kushtet. Ndërkohë që situata vijon të mbetet e njejtë dhe një pjesë e tregtarëve kanë zgjedhur rrugën para kushteve që ofron merkata.

“Benet Beci është i paparë”/ Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi deputeti në momentin e vështirë

Kryefjala e Big Brother, këngëtari Luiz Ejlli i cili shpesh thotë që është i djathtë, ka dhënë vlerësime maksimale për kandidatin e PS për...

Mungojnë fushat sportive publike, Herion Faslija: T’i biem rreth e përqark për të kërkuar një fushë sportive

Nje nder problemet e shumta ne qytetin e Shkodres qe prek sidomos femijet dhe te rinjte qe kane pasion sportin, eshte mungesa e kendeve...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME