TREGTARËT: BASHKIA NUK MBAJTI PREMTIMIN PËR TREGUN

Nga Nereida Vitoja

 

Edhe pse ka vite si problematikë, ende nuk është gjetur një zgjidhje për tregtarët ambulantë në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës. Ata thonë se bashkia nuk I mbajti premtimet për rikonstruksionin e tregut ndaj detyrohen të shesin çdo ditë në rrugë, në kushte tejet të vështira.

 

Tregtarët bëjnë thirrje për ndërtimin e një tregu me të gjitha kushtet dhe me tezga që kanë kapacitet për të gjitha produktet e tyre.

 

Vitin e kaluar, bashkia Shkodër zhvilloi disa aksione për lirimin e hapësirave publike dhe futjen e këtyre tregtarëve ambulantë në merkatë ndërsa premtoi se do të përmirësoheshin kushtet. Ndërkohë që situata vijon të mbetet e njejtë dhe një pjesë e tregtarëve kanë zgjedhur rrugën para kushteve që ofron merkata.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...