Polici që u bë blegtor, Bedri Topuzi u përjashtua pas 14 vitesh në polici: Ndërtova fermën time, jam i kënaqur

Jo të gjithë duan të ikin nga fshati. Një shembull i mirë vjen nga Dibra, ku Bedri Topuzi nga fshati Trepçë, pas 14 vitesh punë në Polici të Shtetit iu përkushtua blegtorisë. Ai tanimë ka mbi 20 krerë lopë, ndërsa thotë se është i kënaqur me biznesin që ai ka krijuar.

 

Pas 14 viteve në Polici të Shtetit Bedri Topuzi u përjashtua nga rdhët e uniformave blu për shkak se u akuzua për pjesëmarrje në tubime politike.

 

Pavarësisht se gjykata vendosi në favor të tij, ai nuk u kthye kurrë më në polici.

 

Prej vitit 2007 ai ndërtoj fermën e tij në fshatin Trepçë në Dibër.

 

Sot ai ka mbi 20 krerë bagëti.

 

“Gjykata më dha të drejtën e rifillimit në punë, megjtihatë unë nuk kam kërkuar të rifilloj punë sepse i jam ëërkushtuar këtij biznesi,” tha ai.

 

Thotë se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, por fitimi për të është i mirë.

 

“Me lekun tim, investimet e mija, pa ndihmën e shtetit,” tha ai.

 

Për shkak se fermerët kanë hequr dorë në masë të madhe nga mbarshtimi i bagëtive, Bedri Topuzi thotë se për mishin ka shumë treg.

 

“Tregun e kemi të gjetur, madje nuk arrijmë ta furnizojmë dot, sepse ka kërkesë të madhe. Shumica e njerëzve ën zonë e kanë hequr blegtorinë,” tha ai.

 

Topuzi apelon që shteti të ndihmojë feremerët dhe blegtorët me qëllim ndaljen e ikjeve masive nga fshati.

Video:

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...