Policia Bashkiake përzë nga rruga të varfëritë që kërkojnë lëmoshë: Është një kundravajtje…

Policia Bashkiake Tiranë ka dalë sot në terren dhe ka larguar nga trotuaret dhe rrugët të gjithë personat të cilët, nga halli dhe pamundësia ekonomike, dalin dhe kërkojnë lëmoshë në mjedise publike.

 

Sipas Policisë Bashkiake, largimi i personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë, vjen pasi është një kundravajtje administrative e parashikuar në aktet ligjor dhe që bie ndesh me normat e moralit të shoqërisë.

 

Ndër të tjera, sipas policisë një arsye tjetër pse këta persona që kërkojnë ndihmë dhe lëmoshë në rrugë janë problem është edhe fakti se janë burim aksidentesh. Në njoftim thuhet se personat dërgohen në qendra sociale, por në të shumtën e rasteve disa thjesht largohen nga rruga duke përfunduar në një rrugë tjetër pak më të fshehur dhe që nuk mund të vërehen nga policia bashkiake dhe shteti që edhe pse nuk u siguron një jetesë me kushte bazike, i përzë nga rruga, të vetmin vend ku mund të sigurojnë pak lekë sa për bukë të thatë e ujë.

 

Policia Bashkiake Tiranë:

Kërkimi i lëmoshës në mjedise publike, trotuare, sheshe, parqe , bare, rrugë , semafore etj., përveç se është një kundravajtje administrative e parashikuar në aktet ligjore në fuqi, bie ndesh edhe me normat e moralit të shoqërisë sonë, e cila gjithmonë i ka hapur dyert për njerëzit në nevojë, por jo duke u dhene lëmoshë në rrugë. Në mjaft raste, përveç bezdisjes që sjellin, apo pengesës së kalimit të lirë të këmbësorëve në trotuare, lypja në rrugë, bëhet edhe burim i shtuar rreziku për aksidente rrugore.

 

Tirana , Qyteti Europian i Rinisë vitin e kaluar dhe Qyteti Europian i Sportit për vitin 2023, ku mijëra turistë do të vijnë sërisht në kryeqytet për aktivitetet masive që do të organizohen, nuk meriton të përballet me pamje të tilla në rrugët dhe mjediset publike të saj.

 

Vazhdimisht shërbimet e Policisë Bashkiake merren me këtë kategori njerëzish, i këshillojnë, por edhe i largojnë nga mjediset ku ushtrojnë këtë lloj aktiviteti të ndaluar, e në mjaft raste së bashku edhe me shërbimet sociale të Bashkia Tiranë , marrin masa duke i dërguar ata në qendrat sociale të hapura nga Bashkia Tiranë, apo duke i bërë pjesë të përfitimit nga programet sociale. U bëjmë thirrje edhe familjarëve të këtyre qytetarëve, që gjithashtu të kujdesen për njerëzit e tyre dhe të mos i lejojnë ata të kërkojnë lemoshë, nëpër rruget e qytetit .

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...