Surprizon Balina Bodinaku: Olta Gixharin e shoh fituese të Big Brother VIP

Ish-opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku, ishte sot e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka treguar se si e sheh lojën e banorëve të këtij edicioni.

 

Ajo herë pas here shprehet në rrjetet e saj sociale dhe jep mendim mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

 

E pyetur se ‘si e sheh lojën e Olta Gixharit?’, Balina u shpreh:

 

“E mendova Oltën si lojtare të fortë. Ajo është një aktore shumë popullore dhe spikaste nga të tjerët. Oltën e shoh në finale, ndoshta edhe fituese. Por nuk më pëlqen që hyri brenda në një mënyrë shumë bërtitëse dhe kjo e ka dëmtuar”.

 

Nga ana tjetër, Bodinaku ka shprehur dhe pëlqimin e saj ndaj një banori, Luizit…

 

“Ka disa karakteristika që e bëjnë një lojtar shumë të fortë. Luizi e bën me shumë lehtësi lojën, duke kombinuar talentet e tij, humorin dhe sulmet.

 

Dhe nuk merr asgjë personale. Është i fokusuar. Luizi do të shkojë deri në finale”, tha ish-opinionistja e BB VIP.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...