“Është një mashtrues i rëndomtë”, Meta shpërthen keq ndaj Bashës: I shërben Ramës dhe shpërblehet nga ai

Kryetari i Partisë së Lirisë ka deklaruar se dorëheqja e deputetit demokrat Lulzim Basha, nuk ekziston në Gjykatë.

 

Meta u pyet në lidhje me rolin e z. Basha dhe përfitimet e tij personale, kur tanimë nuk është gjë tjetër veçse një kryetar i dorëhequr, ndërsa Meta e cilësoi si një mashtrues të rëndomtë që çdo veprim apo mosveprim e kryen në shërbim të Edi Ramës, ku këtu përmendi edhe mos regjistrimin e PD në zgjedhjet e 13 tetorit.

 

“Një kryetar i dorëhequr dhe dorëheqja e të cilit nuk ekziston në Gjykatë? Mund të themi që është thjesht një mashtrues i rëndomtë që gjithçka e bën në funksion të Edi Ramës dhe për këtë sigurisht që merr shpërblime nga ai, që nuk janë të ndershme. Nuk është ngërç i opozitës. Është një lojë e përbashkët Rama – Basha.

 

Lulzim Basha e la opozitën pa asnjë bashki, e la pa asnjë këshilltar. Lulzim Basha nuk pranoi të regjistronte PD-në as për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit, të cilat unë i caktova, pasi shtyva zgjedhjet e qershorit, me kërkesën e Lulzim Bashës. Edhe datën e zgjodhi Lulzim Basha. U regjistruan partitë e tjera të opozitës.

Ai nuk pranoi. Pse nuk pranoi për një datë që e zgjodhi dhe që ia kërkoi vetë Presidentit? Sepse nuk e linte Edi Rama. Sepse po të regjistrohej Basha, Edi Rama nuk kishte alibi për të mos i bërë zgjedhjet, sepse ndërkombëtarët po i thoshin bëj zgjedhjet, ja PD do marrë pjesë. Ky nuk e regjistroi formalisht dhe ai u thoshte ndërkombëtarëve “ja e shikoni, me kë do bëj unë garë? PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Pra, këto janë gjëra të qarta”, tha Meta.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Prinderit që i bërtasin cdo ditë fëmijëve. Ja pasojat negative që do kenë kur të rriten

Psikologet tregojne se nje nga gabimet qe bejn prinderit...

Pas dy shtatëzanive me binjake doja një bebe tjetër, u habita kur pash cfare me doli ne eko

Një nënë e cila tashmë kishte dy cifte binjakësh...

Autobuzi me 20 femije del nga rruga bie ne humnerë

Një autobus me nëntëmbëdhjetë gjimnazistë është ka dalë nga...

34 vjecarja kujdesej për të moshuarit i vjedh 75 mijë paund nga karta e bankës

Një femer e varur nga bixhozi dhe droga vodhi...