Ish-deputeti i PD bën propozimin e madh: Vetëm me ty Luiz në krye mund të mundim Ramën

Me ironi është shprehur ish deputeti Myslym Murrizi ndaj “fenomenit” Luiz Ejlli. “Qytetarët e kanë hallin a do marrrë para Luizi në “Big Brother”, tha në një emison ish-deputeti Myslym Murrizi.

Ish-deputeti paralajmëroi se qytetarët nuk vijnë në protestë se janë të pa interesuar nga politika. Murrizi shtoi më tej se shqiptarët janë më shumë të interesuar për Luiz Ejllin në “Big Brother VIP” se për protestën.

 

“Është një e drejtë kushtetuese e opozitës. Është e drejtë e çdo opozite, është e drejtë akoma më e madhe e qytetarëve që mos interesoheshin …

 

se qytetarët e kanë hallin a do marrrë para Luizi në “Big Brother” apo jo, këtë hall kanë”, u shpreh ish-deputeti Myslym Murrizi.

 

Gjatë intervistës , ish-deputeti tha se vetëm Luizi mund t’i nxjerrë qytetarët në protestë, ndaj bëri thirrje për këtë të fundit që të dalë të protestojë kundër Qeverisë.

 

“Vetëm Luizi mund t’i nxjerrë. Ftojmë Luizin të dalë në protestë se nuk ka qytetari të dalë. Vetëm Luizi mund ta rrëzojë Ramën”, theksoi Murrizi me ironi.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...