Lidhjet me ish-zyrtarin e arrestuar të FBI-së, Rama e pranon: Po jam takuar! Hetimet në SHBA kanë nxjerrë se…

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se është takuar me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal dhe për këtë nuk është penduar, pasi siç thotë ai drejtësia amerikane nuk ka asnjë akuzë që e lidh atë apo qeverinë shqiptare.

 

Edi Rama: Besoj që njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar që këtu opinioni ndahet në një pjesë që beson me do e mos atë që do të besojë dhe një pjesë tjetër që dëgjon dhe reflekton mbi faktet. Kjo është një çështje e hetuar nga drejtësia amerikane e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autor apo për vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërorë dhe nuk ja përton askujt. Në rastin konkret ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë së Shqipërisë.

 

 

Çfarë keni diskutuar ju, jeni takuar 4 herë?

 

Edi Rama: Këto janë derivate të keq leximit të këtushëm. Përmendja e emrit si pjesë në një takim apo në një tjetër nuk ka lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Në SHBA është bërë një hetim dhe janë nxjerrë përfundime. Në përfundimet e hetimit në SHBA nuk ka asnjë lidhje me këto që thoni ju.

 

Takove një zyrtar të FBI? Po e takova! Takove një zyrtar të lartë të FBI disa herë? Po e takova. Kjo nuk përben asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së qorrollepsjes së njerëzve dhe të zhurmës, aq më tepër kur jemi para një fakti tronditës për 21 janarin dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK, kush do të kuptojë le ta kuptojë.

 

 

Unë dhe qeveria e Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me përfundimin e hetimit për një çështje dytësore të dalë rrugës, ndërkohë që çështja kryesore është diçka tjetër lidhur me akuzën që i është ngritur zyrtarit të FBI.

 

Në atë akuzë përmendet fakti se informacioni ka dalë nga zyra e kryeministrit?

 

Edi Rama: Përfundimet e hetimit dhe fillimi i fazës tjetër të procesit ku hetuesit amerikanë kanë dorëzuar dosjen nuk ka asnjë nga këto që thoni ju. Aty nuk përmendet një gjë e tillë aty thuhet çfarë thotë njeri dhe çfarë thotë tjetri. Hetuesit thonë gjë tjetër. Hetimet kanë përfunduar dhe ka një të akuzuar për mos deklarim dhe konflikt interesi në raport me shokun e tij shqiptaro amerikan nga Tropoja që unë e kam njohur në takim me të dhe nuk kam pasur asnjë lidhje vec këtij raporti miqësor.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...