Ada: Punoj me fëmijët me aftësi ndryshe, nëna duhet të abortojë fëmijën nëse ka probleme sepse…

Sot në emisionin “Aldo Morning Shoë”, në Tv Klan, është trajtuar tema: “Nga analizat dhe ekografia mjekët i thanë se bebi ka shumë shanse të linde me probleme!

 

Ç’të bëjë ajo, ta ndërpresë apo ta vazhdoje shtatzëninë? Telefonuesit kanë qenë të shumtë të cilët mendojnë se zgjidhja e duhur është aborti. Të njëjtën mendim ka ndarë dhe Ada, e cila tregon se ka 18 vite që punon me fëmijët me aftësi ndryshe dhe duke parë vuajtjet që kalojnë prindërit, është më mirë që një fëmijë me probleme të abortohet.

 

Ada: Nga eksperienca ime sepse unë kam 17-18 vjet që punoj me këta fëmijë.

Aldo: Me çfarë fëmijësh?

 

 

Ada: Me fëmijë me aftësi ndryshe. Duke parë ato vështrirësi që kalojnë prindërit, shumica e çifteve kanë arritur dhe në ndarje pasi jo të paragjykojmë, por janë baballarët ata që i shmangen këtyre vështirësive në jetë dhe gjithë vështirësitë i kalojnë nënat. Unë i shoh vështirësitë që këto nëna kalojnë që duke i çuar fëmijët në çerdhe, në kopsht, në shkolla. Shoh vështirësitë që kalojnë fëmijët e tjerë të familjes dhe ata pastaj kanë probleme të tjera. Nëse mjekët do i thoshin që janë shanset e mëdha që ky fëmijë të lindë me aftësi ndryshe, për mua patjetër duhet të abortojnë.

Aldo: Dhe e thua ti që punon me ata?

 

Ada: Po sepse shoh vështrësitë e nënave çdo ditë se si ato luftojnë, por nuk është aq e lehtë. Pastaj kanë probleme dhe fëmijët e tjerë të familjes.

Aldo: Po, kush ka një vëlla, motër.

Ada: Kanë atë problemin se prindi sheh gjithmonë fëmijën që është me aftësi ndryshe, pastaj mos të themi se si i paragjykon shoqëria.

 

Aldo: Një shoqëri që qesh kur rrëzohesh nga karrigia, tani imagjino kur shohin një fëmijë me aftësi ndryshe, çdo bëjë kjo shoqëri.

Ada: Është shumë e vështirë, mua më ka rastisur dhe me fëmijën tim kur e kam pasur në shkollë se si të gjithë prindërit e klasës i janë kundërvënë një fëmije autik. /tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...