Këngëtarja e njohur shqiptare, Kaltrina Selimi është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e ka ndarë vetë Kaltrina, pas një muaji që vajza ka ardhur në jetë.
Kaltrina ka publikar një foto ku duken vetëm disa detaje të tipareve të vogëlushes, të quajtur Athena.
Këngëtarja prej muajsh e ka mbajtur të fshehtë shtatzënë dhe nuk kemi parë asnjë foto me barkun e rrumbullakosur. Kaltrina është edhe nënë e një djali të quajtur Tristan.