Paskan nisur hatërmbejtet…? Habit Elhaida Dani, zbulon personazhin me të cilin nuk ka folur dy javë në ‘Dancing With The Stars’

Elhaida Dani ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Më lër të flas”. Gjatë intervistës ajo foli për eksperiencën e saj në “Dancing With the Stars”, ku si partner kërcimi ka Ledjanin.

 

Këngëtarja i habiti të gjithë teksa zbuloi se nuk kishte folur për dy javë me Ledjanin pasi ishin grindur në prapaskenë. Ajo tha se nuk i shkruanin njëri-tjetrit gjatë javës, as nuk flisnin në prova por vetëm në natën e spektaklit.

 

“E vetmja që më vjen është se unë me Ledin, partnerin tim s’kemi folur për dy javë rresht në prova, flisnim vetëm natën e shfaqjes, dhe asnjëri nuk e dinte këtë gjë, tani që e thashë ishalla nuk do t’i ngeli hatri, nuk besoj,

 

por nja dy javë…nuk e di me kë shkruan apo me kë nuk shkruan, nuk ishte ky motivi, ishim duke u zënë në prova dhe askush nuk e dinte mes nesh, flisnim vetëm të premten”, tregoi Elhaida.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...