Fillon shembja e vilave luksoze, në pronësi të biznesmenëve dhe politikanëve

Prokuroria e Ferizajt në Kosovë dy muaj më parë zhvilloi një operacion të madh në zonën e Brezovicës, ku u sekuestruan 100 vila luksoze, të cilët u përkasin politikanëve dhe biznesmenëve.

 

U bë me dije se dy nga vilat e sekuestruaua, të cilat ishin ndërtuar pa lejë, i përkisnin vëllezërve biznesmenë të ish-presidentit të Hashim Thaçi, gjithashtu edhe ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj dhe tre gjykatësit Mustafë Tahiri, Bashkim Hyseni dhe Agim Maliqi figurojnë të jenë pronarë të disa prej vilave të sekuestruara.

 

Ndërkohë, ditën e sotme zëdhënësi në Komunën e Podujevës, Fatri Zhitia, ka bërë me dije se mëngjesin e sotëm ka filluar shembja e disa prej vilave.

 

” Sot në mëngjes ka filluar aksioni për rrënimin e vilave. Planifikohen 5 vila të rrënohen. Ditën e hënë do zhvillohej ky aksion, por policia ka kërkuar të shtyhet për sot për shkak të zhvillimeve”, tha ai.

 

Ai tha se nuk ka rezistencë nga banorët aty dhe ato vila që po rrënohen janë ndërtime pa leje

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...