“Më sulmuan…”/ Artisja e njohur shqiptare flet si asnjëherë më parë për divorcin: Me e dhimbshme ka qenë reagimi i shoqërisë, ndryshoi dhe përshëndetja

Aktorja Ema Andrea gjatë një intërviste televizive ka folur për periudhën e vështirë që ka kaluar kur u divorcua. Aktorja tha se marrëdhënia e saj nuk përfundoi për arsye dhune apo tradhtie, pavarësisht asaj që është përfolur. Sipas saj, më e dhimbshme se vetë divorci ishte reagimi i shoqërisë.

 

“99% e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por më i dhimbshëm se divorci ka qenë reagimi i shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar.

 

Më është dashur mua të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë“, u shpreh ajo.

 

Ema tregoi se gjërat për të ndryshuan aq shumë saqë këtë e vinte re dhe te përshëndetjet e njerëzve.

 

“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”, tha Ema.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...