52-vjeçari mbante thika në brez për të kërcënuar fëmijët, daja i tyre u bë shpëtimtar i familjes

Ditën e djeshme u arrestua në Tiranë 52-vjeçari Xherxh (Gjergj) Laçi pasi kishte ngujuar gruan e tij për 6 vite, si dhe fëmijët për më shumë se një vit.

 

Familjarët e tij kanë deklaruar se ky ngujim e “burgosje” kishte më shumë vite që vazhdonte. Laçi nuk i lejonte familjarët e tij të dilnin jashtë dhe ata rrinin në errësirë brenda katër mureve, me ushqime të dhuruara nga të afërmit e me rroba të arnuara e të vjetëruara.

 

Fëmijët njëri 15 dhe tjetri 17 vjeç, kanë treguar se babai i tyre mbante thika në brez dhe në kasafortë, si mënyrë shantazhi e shpejtë ndaj tyre në rast se nuk i bindeshin për ndonjë veprim.

 

Shumë vite më parë Laçi kishte jetuar në Itali por prej 20 vitesh ishte zhvendosur në Shqipëri ku vazhdonte jetën si radikalist.

 

Familjarët i kishin gjetur disa herë punë Laçit por ai nuk kishte pranuar dhe madje kishte debatuar edhe me babain me të cilin edhe kishte ndërprerë kontaktet prej kohësh.

 

Daja i fëmijëve ka ndihmuar në zbulimin e rastit të tmerrshëm të ngujimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...