Feston 59-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilën aktore të mirënjohur shqiptare bëhet fjalë

Një karrierë prej 30 vitesh dhe një nismë drejt aktrimit që në moshën të re kanë bërë që Suela Konjari të jetë një ndër aktoret më të duartrokitura në teatër. Konjari feston ditën e sotme ditëlindjen dhe mbush 59-vjeç.

 

Pasioni për teatrin e ka ngacmuar Suelën që në vitet e para të rinisë së saj. Roli i saj i parë në skenën teatrore është me shfaqjen “Nata me hënë” e Isamil Kadares me regji të Edmond Budinës në vitin 1989 në rolin e Norës.
Në të gjitha rolet e saj ajo është vlerësuar për atë çfarë ajo ka sjellë dhe ka interpretuar para publikut.

 

 

Fillimet për të kanë qenë të mrekullueshme, pasi ka pasur fatin të punonte me artistë të merituar të kinemasë shqiptare si, Pirro Mani, Gëzim Kame e shumë artistë të skenës.

 

Vlerat e saj si aktore janë gjithmonë në rritje dhe asnjëherë nuk humbasin, pasi ka marrë një mbivlerësim të suksesshëm në skenën teatrore, por dhe në kinematografi. Ajo ka një gamë të gjerë të roleve si në filma televizivë, ashtu dhe në teatër. Ajo eshte rritur ne nje familje artistesh, babai i saj ka qene balerin ne Teatrin e Operas dhe Baletit.

 

Ishte ne moshen 23 vjece kur u shfaq per here te pare ne ekranin e nje filmi, tek “Ne prag te jetes” (1985), Lili e me pas “Kur hapen dyert e jetes” ne rolin e Mires , nje mesuese e gjuheve te huaja.

 

Ne vazhdim spektatori do e shikoje ate ne filmat “Zëvendësi i grave (1987), Xhuli; “Binaret” (1987), “Flutura në kabinën time” (1988), Eva njera nga mesueset e fshatit; “Historiani dhe kameleoni” (1989), “Lumi që nuk shteron” (1989) ne rolin e Donikes, nje partizane qe sakrifikon vetveten ne mbrojtjen e nje femije te mitur.
Ne skenen e Teatrit Kombetar eshte ngjitur ne fillim te viteve `90-te, me rolin e Nores tek “Nata me Hene” (1992) te Ismail Kadarese dhe rregji te Edmond Budines.

 

Per tu permendur teatrot dhe komedite “8 persona plus” (1994); “Pleshti ne vesh”; “Gjashte personazhe kekojne autore”; “Ne te gjithe kendonim Margariten”; “Harvey . Me pas vazhdon ne komedi te tjera si ne vitin 1999 tek “Po vjen ai”; dhe ne vitet 2000 nje seri telekomedish si : “Trapi i vjetër” (2005); “Dua nje genjeshtar”; “Para nga qielli” (2009) etj. Kthehet ne skenen e teatrit pas nje pauze ne vitin 2011 ne “Madame Pache”.

 

Nga fundi i vitit 2011 ka mbajtur postin e drejtores se qendres kulturore “Tirana”, ku ne fokus te vecante jane premierat e shumta ne sallat e Teatrit te Metropolit.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME