Jeta ime, nga Shkodra në Angli. Unë infermiere, vëllezërit në shtëpi bari!

Letër për zonjën Rudina Xhunga

 

Përshëndetje Rudina. Uroj të jesh mirë! Të kam ndjekur që kur isha fëmijë, në Shqip. Ishe inspirim për mua, kishe guxim të bëje pyetje që as burrat nuk guxonin. Unë jam rritur në një fshat të vogël të Shkodrës, ku vajzat dhe gratë pak herë kishin të drejtë të flisnin. Unë kisha etje të dëgjoja vajza e gra si ty. Vetëm gjyshja ime nga ana e babait ishte pak rebele dhe më e forta në të gjitha gratë që u rrita me to.

 

Unë jam vajza më e madhe e 4 fëmijëve, 1 motër dhe 2 vëllezërve. Marrëdhënia e babait dhe nënës kishte shumë dhunë, xhelozi, shamatë dhe përbuzje. Unë si fëmija më i madh, isha nëna e motrës dhe vëllezërve. Kohë e vështirë shumë! Kushërinjtë ishin mjaft problematik, xhaxhallarët e mi kanë bërë nga 25 vjet burg, kur isha 13 vjeç kam parë se si policia e dhunoi barbarisht kushëririn tim. Ai ishte i përfshirë në vjedhje.

 

Një fëmijëri shumë e keqe. Në shkollë nuk kisha rezultate shumë të mira sepse prioriteti im ishte të kujdesesha për motrën dhe vëllezërit. Atë kohë thuhej që vajzat e pamoralshme shkonin në shkollë dhe vajzat e mira, rrinin në shtëpi dhe martoheshin shpejt. Isha 14-vjeçe kur shkolla mbaroi në 1999. Ishte koha të fejohesha njësoj si shoqet e mia të mira por nuk kishte shanse që dikush të trokiste në derë se familja jonë, xhaxhallarët, kushërinjtë ishin problematikë. Nuk donte kush nuse prej këtyre familjeve. Fati im ishte që në dasmë të kushërirës nga nëna, kunati i saj ishte interesuar për mua. Unë isha gati dhe i premtova se do lidhesha me të. Ai iku ne Angli me gomone pa njohur familjen time! E prita e më priti 4 vjet dhe mbas 4 viteve erdha në Angli. Ishte viti 2003.

 

Fillimi ishte shumë i vështirë, burrin e doja, por në imagjinatë sepse ne nuk jetuam bashkë. Për 4 vjet kemi folur vetëm në telefon. Kur shkova në Angli nisëm të njiheshim dhe ishim shumë ndryshe. Misioni im ishte të suportoja familjen në Shqipëri sepse ishin në gjendje shumë të keqe ekonomike. Motra e vëllezërit ishin akoma të vegjël, 14,13 dhe 10 vjeç.
Unë nisa shkollën, fillova punë, u bëra nënë e dy fëmijëve, i mora motrën dhe vëllezërit në Angli dhe mendova se të gjitha problemet mbaruan. Bashkëshorti më mbështeti gjatë gjithë këtyre viteve dhe meritonte më shumë vëmendje nga unë.

 

Mendova se gjërat u stabilizuan dhe ishte koha të përqendrohesha te fëmijët e mi dhe burri. Gjatë gjithë këtyre viteve bëra për familjen dhe prindërit. Por në këtë kohë filloi një tjetër problem. Vëllezërit këtu u njohën me shoqëri të keqe. Filluan të merren me punë të pista. Shpirti më dhemb sa s’ka. Këtë vit u bashkuam për diplomimin tim. Unë u bëra infermiere, mbarova universitetin këtu ku jetoj. Por ndjehem shumë keq që pas sa e sa përpjekjeve, vëllezërit, djem me zemër të madhe, ranë pre e lekut të shpejtë. Më vret që mundi im po më shkon dëm.

 

Unë tani punoj në departamentin e urgjencës. Dje kisha një pacient shqiptar, që kishte dëmtime në kohë. Ishte rrahur me bandat. Por po dje rastësisht takova një doktor shqiptar. Kështu jemi ne! Të çuditshëm, por guximtarë dhe ndonjëherë edhe problematikë.
Por jam shumë krenare që fëmijët e mi janë të përqendruar te mësimet ndërsa djali ka aplikuar për 5 universitetet më të mira në Britani, përfshirë edhe Oxford.

 

Unë dua që të dal e të flas në Shqip për historinë time por thash të shkruaj e të shprehem me ty se si ne shqiptarët e Anglisë, po përjetojmë problemet që u bënë në modë kohët e fundit. Zoti ju ruajt. Me respekt, Bardha!/dritare.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...