10 arsye përse MOTRA E MADHE është gjëja më e vlefshme që keni në jetë!

10 dëshmi se duhet menjëherë të falënderoheni që jeni motra e vogël krenare

 

Natyrisht se gjithkush do të ketë mendimin e saj se a është më mirë të jesh motra e madhe apo e vogël, por një është e sigurt, është e shkëlqyer të keni dikë në të cilin mund të llogaritni në çdo kohë, e duani dhe i cili do të jetë gjithmonë pranë jush. Në vazhdim lexoni 10 arësyet pse është e shkëlqyer të keni motër më të madhe, kurse në linkun do të gjeni edhe dëshmitë e të pasurit të një motre më të vogël është bekim i vërtetë.
Gjithmonë është një hap para

 

E ka hapur rrugën, para jush ka kaluar të gjitha grackat e rritjes dhe marrëdhënieve me prindërit. E din çka e zemëron, dhe ku qëndron indiferente. Është mjeshtër i mirë për nxjerrje nga situata të pakëndshme.

 

Dollapi i saj është më i mirë se i juaji

Kur keni qenë e vogël, sigurisht ju ka zemëruar që duhet të veshni veshjet e vjetra të motrës suaj. Vetëm në ditët e adoleshencës kuptojmë se dollapi i saj është i shkëlqyer dhe se në të fshihen pjesë veshjesh që do të dëshironi ti veshni. Edhe pse duhet ta lutni që të ju huazojë këmishën apo fundin e preferuar, megjithatë pranon sepse nuk mund të ju refuzojë asgjë.

 

Është e sinqertë

Kur askush tjetër nuk ju tregon të vërtetën, motra e madhe gjithmonë është aty për të ju treguar të vërtetën në sy sepse ajo thjeshtë nuk din ndryshe.

 

Mund të mësoni nga gabimet e saj
Të gjitha gabimet klasike që i bëjmë gjatë rritjes i ka bërë para jush, kurse Ju iu mbetet vetëm të mësoni nga përvojat e saj. Ajo është „udhërrëfyesi“ juaj për daljen në botë. Prindët skeptik i lejojnë të dalin në mbrëmje dhe koncertet e para vetëm nëse motra e madhe është pranë të voglës.

 

Din si të ju qetësojë

Të gjithë nganjëherë dramatizojmë pa arësye. Përderisa shoqet tona kryesisht e vuajnë minutin tonë të verdhë pa kundërshtim, motra e madhe nuk ka kohë për këtë. Ajo na qetëson me disa fjalë edukative në stilin e “motrës”.

 

Kurrë nuk ju gjykon

Natyrisht se nuk pajtohet gjithmonë me ju, por rrespekton zgjedhjet dhe vendimet tuaja dhe kurrë nuk ju gjykon.
Gjithmonë mbanë anën e juaj

 

Pa marrë parasysh kundërshtimet dhe grindjet mes motrash, në momentet kur keni nevojë për mbështetjen e saj, ajo pa rezervë qëndron në anën tuaj, ashtu siç dinë vetëm motrat.

 

E vetmja që mund të ju disponojë në sekondë
Është pranë jush që nga dita e parë, ju ka parë si rriteni dhe e din mirë çka ju trishton, dhe çka ju kthen menjëherë buzëqeshjen në fytyrë. Nganjëherë ju duket se ka dhunti telepatike sepse në momentin e duhur din të thojë fjalët e duhura dhe të të disponojë menjëherë.
Pa të, nuk mund të durosh tubimet familjare

 

Mërziteni së bashku, e goditni me këmbë njëra tjetrën nën tavolinë kur anëtarë i familjes për të qintën herë përsëritë të njëjtin tregim (jo)argëtues, ndërhyni për të ndihmuar në përgjigjet klasike për fejesat dhe fëmijët.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...