“S’donte ti dukeshin” Parukierja i ngjit nuses veshët me atak ditën e dasmës (VIDEO)

Brazil-Një parukiere i ka ngjitur veshët me atak një nuseje në ditën e saj të dasmës. Parukierja ndau trukun e çuditshëm në rrjetet e saj sociale.

 

Në videon e publikuar nga ajo vetë, ajo duket teksa aplikon ngjitësin në pjesën e pasme të veshëve të klientes së saj dhe më pas e shtyp për t’u ngjitur.

 

 

Nusja zgjodhi një model flokësh me disa kaçurrela përpara dhe pjesën tjetër të flokëve të kapura lart topuz. Por që modeli të ishte sa më i bukur asaj iu desh të ngjiste veshët nga pas që të mos dukeshin.

Parukierja vendosi që t’i plotësonte dëshirën nuses dhe ia ngjiti veshët me ngjitës të fortë që ato të mos dukeshin me flokët e kapura lart. Parukierja e ka filmuar këtë moment dhe e ka publikuar në rrjetet e saj sociale ku ka marrë me miliona shikime, komente pozitive, negative por dhe disa këshilla se si nusja mund të heqë ngjitësin nga veshët e saj.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...