“LEGJENDA E BASTUNIT” FILMI QË TRAJTON KOMUNIZMIN

Është zhvilluar dje në Shkodër premiera e filmit ”Legjenda e bastunit“ e regjisorit shqiptar, Xhoslin Rama. Filmi trajton historinë e një djali jeta e të cilit ndryshon përgjithmonë kur në Shqipërinë e pasluftës në pushtet vjen komunizmi, duke ia vrarë e persekutuar njerëzit e tij më të dashur.

Dy aktorët kryesorë të këtij filmi Ndriçim Xhepa dhe Amos Zaharia shprehen se historia e filmit është e ngjashme me historinë e shumë familjeve në Shkodër ndaj dhe ishte e nevojshme të bëhej një premier në këtë qytet.

 

Ndërsa ka folur për kinematografinë shqiptare aktori Ndriçim Xhepa thekson se ka rënë dëshira e frekuentimit të filmit kjo pasi nuk është investuar në brezat e rinj.

 

Me një kast aktorësh të njohur të kinematografisë shqiptare si Amos Zaharia, Ndriçim Xhepa, Amri Hasanlliu,Vasjan Lami, Ermira Gjata, Klodjana Keco, Ervin Bejleri, Edvin Mustafa, Ergys Çekrezi, Nikoll Prendi, Dalvin Qyteza, Doris Murati, Armand Xhuli, Kristaq Pilo, Jorida Meta dhe Deljana Topulli filmi “Legjenda e Bastunit” do të jetë në kinema “Millennium” në Shkodër deri më datën 20 dhe ne Cineplexx Tirane.

 

 

Titulli origjinal: Legjenda e bastunit
Zgjatja e filmit: 105 Minuta
Lloji: Histori, Dramë
Aktorë: Amri Hasanlliu, Amos Muji Zaharia, Ndriçim Xhepa, Vasjan Lami, Ermira Gjata, Klodjana Keco, Ervin Bejleri, Edvin Mustafa, Ergys Çekrezi, Nikoll Prendi, Dalvin Qyteza, Doris Murati, Armand Xhuli, Kristaq Pilo, Jorida Meta, Deljana Topulli
Regjisori: Xhoslin Rama

 

 

Fotogaleri:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...

Ata që po rithurin indet e një vendi të vuajtur

Herë pas herë duhet të kthejmë kokën dhe të...