Sukses për shqiptarin nga Kosova, emërohet kryemjek në spitalin në Zvicër

Mjeku me prejardhje nga Kosova Dukagjin Krasniqi tash e tutje kontributin e tij do ta japë si kryemjek në Klinikën Rehabilituese të Spitalit Kantonal të Lucernit në Wolhusen.

 

Për emërimin e tij në një pozitë kaq të rëndësishmë ka njoftuar mjeku kardiolog në Spitalin Kantonal të Lucernit në Zvicër, Florim Cuculi. Ky i fundit është shprehur i kënaqur për rrugëtimin e suksesshëm të kolegut të tij.

 

Postimi i tij i plotë:

“Qe sot Dr Dukagjin Krasniqi eshte emeruar kryemjek ne kliniken e rehabilitimit te Luzerner Kantonsspital ne Wolhusen. Eshte kenaqesi qe Dukagjini e beri kete rrugetim te mbare. Nuk eshte lehte te perparosh ne kete menyre dhe eshte e qarte qe duhet mund dhe sakrifice. Une e kam perkrahur doktorin qe ne fillim dhe eshte bukur kur e shoh qe ia ka vlejte. Ne foto jemi ne janar te vitit 2019 ne Luzern. Urime i dashur dhe e di qe ky nuk eshte suksesi i fundit”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...