Deputeti i PD-së trondit, tregon paktin e fshehtë që u bë në 2013 mes Ilir Metës dhe Sali Berishës

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se politikanët që kanë drejtuar vendin këto 30 vite kanë përgjegjësi për gjendjen ku është sot Shqipëria.

Duke folur në një intervistë në Vizion Plus ai tha se në vitin 2013 të gjithë e kuptuan që Berisha dhe Rama kishin një pakt që përfshiu edhe kreun e LSI-së në atë kohë Ilir Meta i cili la qeverinë për tu bashkuar me Partinë Socialiste.

“A kam unë rezerva për Sali Berishën? Pa diskutim shumë. Kam qasje të ndryshme për mënyrën se si është drejtuar PD-ja, apo si u bënë tani lëvizjet e Foltores. Nuk jam dakord me tezat e tyre, por jam opozitar dhe duhet të jemi të gjithë në protesta. Kam rezerva edhe për Ilir Metën. Këta që kanë drejtuar politikën shqiptare këto vite kanë përgjegjësitë e tyre.

Është faji i Ilir Metës dhe i Berishës për marrëveshjen e 1 prillit. Ishim në Parlament të gjithë në fund të marsit, të gjithë ishin të qeshur kur papritur iku Ilir Meta në 1 prill. Budalla unë nuk jam. Unë e kuptoj se si lëvizin gjërat. Dhe çfarë ndodhi? Pas 2013 më gjej një dosje të një ish ministri tonit që të shkonte para drejtësisë për korrupsion? Ndodhi sepse ka marrëveshje”, tha Sula.

I pyetur nëse mund të bashkohet Partia Demokratike, ai u shpreh pesimist teksa u shpreh se secili duhet të lëshojë pak nga vetja nëse e do me të vërtetë bashkimin.

“Nuk mund të vijë një grup dhe ti marrë të gjitha. Këta i duan të gjitha. Nëse nuk ftillohen, nëse nuk lëshojnë nga vetja, nuk ka pajtim. Nuk e kam fare merak jam apo nuk jam në politikë pas 3 viteve, por sa të jemi bashkë si grup parlamentar do të vazhdojmë. Ne kemi shumë pak gjynahe. Këta qeveritarë sot apo disa ministra tanët dje nuk ka burg që i mban sepse aq gjynahe kanë saqë edhe burgu nuk i pranon dot”, theksoi më tej deputeti demokrat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...