Ministrja Balluku: Unë i laj rrobat e mia në 12 të natës kur më del koha

Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku, ka replikuar në Kuvend me një deputete të opozitës, e cila i risolli në vëmendje këshillat e ministres për kursim energjie, mes tyre edhe larja e rrobave me 30 gradë. Balluku ka bërë një reagim të ashpër dhe sfidues ndaj deputetes së PD.

 

 

“Jo po darkë me oligarkët, na ke mbajtur pishtarin ti…Po ç’a i keni këto. Ma gjej me video ku e kam deklaruar për larjen e rrobave. Unë i laj rrobat e mia në 12 të natës kur më del koha. Ti bëj ç’të duash. Detyra ime është të garantoj furnizim me energji.

 

Deri më tani ia kemi dalë. Tani, të vish këtu të harxhosh kohën me këto gjëra, nuk ka kuptim. Ke ndonjë gjë serioze për të na thënë? Unë po të them nëse ke dicka konkrete të çohem unë dhe të shpjegoj. Për rrobat zonjë, laji siç i mendon ti. Është mirë ta mbylli derën e frigoriferit”, u shpreh ministrja Balluku duke përsëritur këshillat e saj për krusim energjie elektrike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...